So which of the favors of your Lord would you deny? (Ar-Rahman [55] : 25)
Sherif Ahmeti:
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (Ar-Rahman [55] : 25)
1 Feti Mehdiu
Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni
2 Hassan Efendi Nahi
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
3 Tafsir as-Saadi
Atij i përkasin anijet që lundrojnë në det dhe që duken si male. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! - Allahu i Lartësuar i mundësoi anijet për robërit e Tij, të cilat, me lejen e Tij, lundrojnë në det. Është i Gjithëmëshirshmi që ia mundësoi njeriut ndërtimin e mjeteve lundruese në përgjithësi. Shpesh, ato janë aq të mëdha, saqë duken si male të larta. Njerëzit hipin në to dhe nëpërmjet tyre transportojnë mallra për tregti etj. Është Allahu i Lartësuar, Ruajtësi i qiejve dhe tokës, Ai që i ruan ata në hapësirat e frikshme të deteve e oqeaneve. Kjo është, sigurisht, një mirësi e madhe e Allahut, për të cilat duhet lavdëruar dhe falënderuar. Prandaj i Lartësuari thotë përsëri: “Cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?