So which of the favors of your Lord would you deny? (Ar-Rahman [55] : 36)
Sherif Ahmeti:
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (Ar-Rahman [55] : 36)
1 Feti Mehdiu
Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni
2 Hassan Efendi Nahi
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
3 Tafsir as-Saadi
Mbi ju të dy (njerëz e xhinde) do të dërgohet flakë zjarri dhe tym përvëlues, e nuk do të keni mundësi të mbroheni. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! - I Plotfuqishmi i paralajmëron njerëzit e xhindët për dy forma të ndëshkimit: “shuadhun min-nari” - “flakë të pastra zjarri” dhe “nuhasun” - “tym i përzier me zjarr”, pra, një tym i nxehtë e përvëlues. (Nuk është çudi që “nuhasun” të vijë edhe me kuptimin “plumb i shkrirë”.) Këto dy lloje ndëshkimi ju kërcënojnë, o njerëz e xhindë! Zjarri dhe tymi do t’ju rrethojnë dhe nuk do të gjeni ndihmë e shpëtim nga askush, veç Zotit. Edhe kërcënimet e Allahut ndaj robërve janë mirësi e madhe e Tij, sepse nëpërmjet tyre Ai i udhëzon dhe kthen ata në rrugën e drejtë. Prandaj i Lartësuari thotë përsëri, për të nxitur mirënjohjen e tyre: “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?