So which of the favors of your Lord would you deny? (Ar-Rahman [55] : 55)
Sherif Ahmeti:
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e Mohoni (Ar-Rahman [55] : 55)
1 Feti Mehdiu
E cilën dhunti të Zotit tuaj e mohoni
2 Hassan Efendi Nahi
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
3 Tafsir as-Saadi
Ata do të jenë të mbështetur në shtroje, mbulesat e brendshme të të cilave janë prej mëndafshi të stolisur... – Ky është përshkrimi i shtretërve dhe i vendpushimit të banorëve të Xhenetit. Mënyra e qëndrimit të tyre mbi to tregon qetësinë, prehjen dhe kënaqësinë e tyre të madhe, ashtu si mbretërit në shtretërit e tyre. Bukurinë dhe hijeshinë e shtrojeve të tyre e di veçse Allahu i Madhëruar. Madje, pjesa e poshtme, që zakonisht vendoset në tokë, është prej mëndafshit më të mirë. Atëherë, si do të jetë, vallë, pjesa e sipërme, që prek lëkurën dhe trupin e tyre?!
...dhe frytet e pemëve të të dy xheneteve janë shumë pranë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! - Frutat e pemëve në këto xhenete janë shumë pranë për t’u marrë. Ato mund t’i marrë kollaj ai që është në këmbë, ai që është ulur dhe ai që është i shtrirë ose i mbështetur.