But as for the favor of your Lord, report [it]. (Ad-Duhaa [93] : 11)
Sherif Ahmeti:
E me të mirat që të dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz) (Ad-Duhaa [93] : 11)
1 Feti Mehdiu
Por për dhuntitë e Zotit tënd prediko
2 Hassan Efendi Nahi
dhe shpalli dhuntitë e Zotit tënd![1]
[1] Dhuntitë më të mëdha që Allahu i Madhëruar i ka falur Muhamedit (a.s.), janë Kurani dhe Profecia. Kjo tregon qartë se çfarë dhuntish duhej të shpallte Profeti (a.s.).
3 Tafsir as-Saadi
Por të mirat që të ka dhënë Zoti yt, tregoji! - Këtu bëhet fjalë për të mirat e fesë dhe të dynjasë. Kështu, kuptimi është: Lavdëroje Allahun për mirësitë që të ka dhuruar, duke i përmendur ato edhe në mënyrë të veçantë, nëse ka dobi në përmendjen e tyre. Ose thjesht fol dhe përmend mirësitë e përgjithshme që Allahu të ka dhuruar, sepse pohimi haptas i këtyre mirësive është një nxitës i madh për të qenë falënderues dhe mirënjohës ndaj Allahut dhe shton dashurinë për Të. Zemrat janë të prirura që ta duan atë që u bën mirësi. Këtu përfundon komenti i sures Duha dhe, për këtë, falënderimi i takon vetëm Allahut!