“Allahu është Absoluti (Es-samed)” -
Allahu është Ai të Cilit i drejtohet çdo gjë për nevojat e veta. Çdo krijesë, qoftë ajo e botës qiellore, qoftë krijesë e botës tokësore, të gjithë pa përjashtim janë të varur dhe të nevojshëm për përkujdesjen dhe mëshirën e Tij. Të gjithë i luten Samed-it për plotësimin e nevojave të tyre. Për çdo gjë që i duhet, krijesat i drejtohen vetëm Allahut. Atë e lusin dhe i kërkojnë ndihmë, sepse Allahu është i Ploti dhe Absoluti në cilësitë e Tij. Ai është, gjithashtu, El Alîmu - i Gjithëdituri, dija e të Cilit është absolutisht e plotë. Allahu është El Halîmu - i Buti dhe i Mëshirshmi, butësia dhe mëshira e të Cilit janë absolutisht të plota. Ai është Er-Raĥîmu - Mëshirëploti, mëshira e të Cilit ka përfshirë gjithçka. E të tillë janë të gjithë emrat dhe cilësitë e mrekullueshme të Allahut. Pikërisht prej cilësive të Tij është edhe fakti që: