Janë në Xhennete e në burime që rrjedhin (Ad-Dukhan [44] : 52)
1 Feti Mehdiu
Në kopshte me burime
2 Hassan Efendi Nahi
midis kopshteve dhe burimeve,
3 Tafsir as-Saadi
Të devotshmit do të jenë në një vend të sigurt, Në kopshte e burime që rrjedhin. - Ky është shpërblimi i të devotshmëve, të cilët i ruhen zemërimit dhe ndëshkimit të Allahut të Madhëruar. Ata zbatojnë urdhrat dhe nuk cenojnë kufijtë e Tij. Të gjitha këto i kryejnë me sinqeritet për Krijuesin e tyre dhe sipas traditës së Profetit të Tij. Për këtë meritojnë jo vetëm shpëtimin nga zemërimi dhe ndëshkimi i Zotit, por edhe shpërblime të mëdha. Allahu i Madhëruar është i kënaqur me ta, prandaj u dhuron begati të pafundme. Ata do të pushojnë të lumtur nën hije të dendura, mes pemëve plot fruta, pranë burimeve gurgulluese të mrekullueshme e çlodhëse. Lumenjtë do të rrjedhin pranë ndërtesave e kopshteve të tyre dhe kudo ku ata i dëshirojnë që të jenë. I Madhëruari i ka përshkruar kopshtet e Xhenetit si “kopshte mirësie”, për të treguar se çdo gjë në to është e mrekullueshme dhe lumturisjellëse. Kopshtet e atjeshme janë vetë mirësia, në çdo aspekt, dhe nuk mund të cenohen nga asgjë e keqe, që mund të dëmtonte sadopak atë mrekulli.