O you who have believed, upon you is [responsibility for] yourselves. Those who have gone astray will not harm you when you have been guided. To Allah is your return all together; then He will inform you of what you used to do. (Al-Ma'idah [5] : 105)
Sherif Ahmeti:
O ju që besuat, ruane veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu dhe Ai ju njohton për atë që vepruat (Al-Ma'idah [5] : 105)
1 Feti Mehdiu
O besimtarë, kujdesohuni për vete; nëse jeni në rrugë të drejtë, ai i cili është i humbur nuk do të ju bëjë dot asgjë! Te All-llahu të gjithë do të ktheheni dhe do t’ju informojë se çka keni punuar
2 Hassan Efendi Nahi
O besimtarë! Ju keni përgjegjësi vetëm për veten tuaj! Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë, nëse jeni në rrugë të drejtë. Tek Allahu do të ktheheni të gjithë e do t’ju lajmërojë për atë që keni punuar.
3 Tafsir as-Saadi
O ju që keni besuar! Ruajeni veten tuaj! Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë, nëse ju jeni në rrugë të drejtë... - Pra, përpiquni që ta pastroni veten tuaj! Punoni që ta disiplinoni veten tuaj, që ajo t’i nënshtrohet rrugës së drejtë. Nëse ju rregulloni veten tuaj, atëherë ju nuk mund të dëmtoheni nga ata që kanë devijuar prej rrugës së drejtë. Ata dëmtojnë veçse veten e vet. Ky ajet nuk duhet kuptuar gabim. Dikush mund të mendojë se ai të thotë që urdhërimi për të mira dhe ndalimi nga të këqijat nuk është ndonjë gjë e domosdoshme. Por ky është një mendim i gabuar, sepse që feja e robit të jetë e plotë, duhet që ai të kryejë edhe detyrën e urdhërimit për të mirë dhe të ndalimit nga e keqja. Nëse nuk ka mundësi që të ndalojë të keqen dhe të urdhërojë për të mira me vepra dhe me fjalë, kjo nuk është e pamundur që të kryhet me zemër. Nëse e bën me zemrën e tij, atë nuk ka për ta dëmtuar humbja e të devijuarve.
Tek Allahu do të ktheheni të gjithë dhe Ai do t’ju tregojë se çfarë keni punuar. - Përfundimi juaj është tek Ai, para të Cilit do të grumbulloheni Ditën e Gjykimit. Ai do t’ju llogarisë dhe shpërblejë për veprat që keni bërë, të mira apo të këqija.