So which of the favors of your Lord would you deny? (Ar-Rahman [55] : 57)
Sherif Ahmeti:
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (Ar-Rahman [55] : 57)
1 Feti Mehdiu
Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni
2 Hassan Efendi Nahi
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
3 Tafsir as-Saadi
Aty janë ato (Hyri) që i përqendrojnë shikimet e tyre... - Vështrimet e këtyre grave janë të kufizuara vetëm te bashkëshortët e tyre, për shkak të bukurisë së burrave dhe dashurisë së fortë të grave për ta. Edhe vështrimet e burrave janë të mbërthyera te gratë e tyre, për shkak të bukurisë së grave dhe kënaqësisë së madhe të kontaktit me to.
...e të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhinde. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! - Këto gra të Xhenetit nuk i ka prekur askush më parë, as njeri e as xhind. Ato janë të virgjëra dhe shumë të dashuruara pas burrave të tyre. Ato janë shumë të zonja për të falur kënaqësi e dashuri, me fjalë e zëra tërheqës, me përkëdhelje e sjellje të ëmbla. Ato janë sikurse i përshkruan Zoti i tyre: