Except the observers of prayer – (Al-Ma'arij [70] : 22)
Sherif Ahmeti:
Përveç atyre që falen (Al-Ma'arij [70] : 22)
1 Feti Mehdiu
Me përjashtim të atyre që falen
2 Hassan Efendi Nahi
Përjashtim bëjnë ata që falen,
3 Tafsir as-Saadi
Përveç atyre që falen... - Përjashtim bëjnë vetëm ata që falin namaz, të cilët kanë cilësitë e mëposhtme. Kur i vjen e mira, ata tregojnë mirënjohje dhe e lavdërojnë Allahun e Lartësuar. Në shenjë mirënjohjeje dhe adhurimi ndaj Allahut të Madhëruar, ata shpenzojnë prej mirësive me të cilat Ai i ka begatuar. Ndërsa kur goditen nga fatkeqësia, ata bëjnë durim dhe shpresojnë shpërblimin e Allahut të Madhëruar, duke u kënaqur me caktimin e Tij për ta. Më poshtë, Allahu i Madhëruar vijon me cilësitë e tjera të këtyre të zgjedhurve: