Wa laqad arsalnaa Moosaa bi Aayaatinaa an akhrij qawmaka minaz zulumaati ilan noori wa zak kirhum bi ayyaamil laah; inna fee zaalika la aayaatil likulli sabbaarin shakoor (ʾIbrāhīm 14:5)
And We certainly sent Moses with Our signs, [saying], "Bring out your people from darknesses into the light and remind them of the days of Allah." Indeed in that are signs for everyone patient and grateful. (Ibrahim [14] : 5)
Sherif Ahmeti:
Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona (dhe i thamë); xnirre popullin tënd prej errësirave në dritë dhe përkujtoju atyre të mirat e All-llahut (që u dhuroi), se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë falënderues (Ibrahim [14] : 5)
1 Feti Mehdiu
Edhe Musanë e dërguam me argumentet tona: “Nxirre popullin tënd nga terri në dritë dhe tërhiqu vërejtjen për ditët e All-llahut!” Në këtë ka, me të vërtetë, argumente për secilin durimtar mirënjohës
2 Hassan Efendi Nahi
Ne e dërguam Musain me shenjat Tona (dhe i thamë): “Nxirre popullin tënd nga errësira në dritë dhe përkujtoju atyre ditët e Allahut[1]!” Vërtet, në këtë ka shenja për çdo njeri që është i durueshëm dhe falënderues.
[1] D.m.th. ditët e begative dhe të vështirësive që u ka dhuruar Allahu.
3 Tafsir as-Saadi
Ne e dërguam Musanë me argumentet Tona (dhe me urdhrin): Allahu i Madhëruar tregon se e dërgoi profetin Musa, duke e pajisur me shenja e mrekulli të qarta e madhështore, që tregonin vërtetësinë e tij si profet dhe të mesazhit që ai përcillte. Urdhëresat e Zotit që iu përcollën Musait ishin të ngjashme me urdhëresat që iu përcollën Muhamedit dhe të gjithë profetëve të tjerë.
“Nxirre popullin tënd prej errësirave në dritë…" - Në këtë mënyrë, të gjithë profetët janë dërguar me shpallje e udhëzim të qartë, për t’i nxjerrë njerëzit prej errësirave të kufrit, injorancës e shfrenimit, në dritën e diturisë, besimit të pastër e korrekt dhe bindjes ndaj Zotit. Profetët u dërguan edhe me një detyrë tjetër:
"... dhe kujtoju atyre Ditët e Allahut!" - Domethënë, që t’u kujtojnë njerëzve mirësitë dhe bujarinë e Zotit mbi ta, për të nxitur mirënjohjen dhe dashurinë për Allahun, por edhe për t’iu ruajtur ndëshkimit të Allahut. Profetët u kujtonin popujve mirësitë dhe bujarinë e Zotit për besimtarët dhe të gjithë ata që i binden e nënshtrohen Atij. Gjithashtu, u kujtonin edhe ndëshkimet e Zotit mbi popujt që mohonin profetët e shpalljet e Tij dhe nuk nënshtroheshin të jetonin sipas ligjit e shpalljes së Tij. Profetët vepronin kështu për të nxitur mirënjohjen e dashurinë për Zotin, por edhe frikërespektin dhe drojën ndaj Tij. Në kujtimin e këtyre historive dhe sprovave të Zotit ka mësime për atë kategori njerëzish që kanë dy cilësi: ata janë të durueshëm gjatë vështirësive dhe mirënjohës në kohë mirësie dhe kënaqësie.