Indeed, Allah orders justice and good conduct and giving [help] to relatives and forbids immorality and bad conduct and oppression. He admonishes you that perhaps you will be reminded. (An-Nahl [16] : 90)
Sherif Ahmeti:
All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim (An-Nahl [16] : 90)
1 Feti Mehdiu
All-llahu urdhëron drejtësi dhe mirësi, ndihmë dhe respekt ndaj të afërmëve dhe ndalon amoralitetin, neverinë dhe gjithçka është krim dhe urrejtje. Ai u këshillon të pranoni mësimin
2 Hassan Efendi Nahi
Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.
3 Tafsir as-Saadi
Allahu urdhëron për drejtësi, për bamirësi e për ndihmë ndaj të afërmve dhe i ndalon imoralitetin, poshtërsitë dhe padrejtësinë. Ai ju këshillon që ju të kujtoni (kumtet e Tij). - Drejtësia për të cilën Zoti urdhëron përfshin drejtësinë në raport me detyrimet ndaj Zotit dhe drejtësinë në raport me krijesat. Drejtësia është plotësimi i të drejtave dhe detyrimeve. Njeriu duhet të zbatojë urdhëresat e Zotit në lidhje me detyrimet pasurore, trupore dhe ato të gërshetuara, qoftë në lidhje me përgjegjësitë ndaj Zotit, qoftë në lidhje me përgjegjësitë ndaj krijesave. Besimtari duhet t’i trajtojë të gjitha krijesat me drejtësi të plotë. Çdo sipërmarrës e përgjegjës duhet të plotësojë detyrimet e tij, qoftë si udhëheqës e gjykatës, qoftë si këshilltar i udhëheqësit apo këshilltarë të gjykatësve etj. Drejtësia është ajo që Zoti ua ka përshkruar njerëzve në Librin e Tij dhe përmes Traditës së Profetit të Tij. Si shembull të mbajtjes së drejtësisë në marrëdhëniet ndërnjerëzore mund të përmendim plotësimin e të gjitha detyrimeve në shitblerje apo kontrata, duke mos fshehur asgjë dhe duke mos nënçmuar të drejtën e tjetrit me zili, duke mos mashtruar dhe duke mos bërë shkelje. Drejtësia është e detyrueshme, ndërsa bamirësia është virtyt i lartë dhe vepër e pëlqyeshme. E pëlqyeshme është kur je i dobishëm për njerëzit me pasurinë, me forcën tënde trupore dhe intelektuale etj. Edhe bamirësia ndaj kafshëve është pjesë e këtyre vlerave të larta njerëzore, për të cilat jemi porositur t'i realizojmë. Edhe pse e përfshin këshilla e përgjithshme për bamirësi në fillim të ajetit, Allahu i Lartësuar ka përmendur në mënyrë të veçantë bamirësinë ndaj të afërmve e farefisnisë, për ta përforcuar edhe më shumë detyrimin ndaj tyre.