Lillaahi maa fissamaawaati wa maa fil ard; wa in tubdoo maa feee anfusikum aw tukhfoohu yuhaasibkum bihil laa; fayaghfiru li mai yashaaa'u wa yu'azzibu mai yashaaa u;wallaahu 'alaa kulli shai in qadeer (al-Baq̈arah 2:284)
To Allah belongs whatever is in the heavens and whatever is in the earth. Whether you show what is within yourselves or conceal it, Allah will bring you to account for it. Then He will forgive whom He wills and punish whom He wills, and Allah is over all things competent. (Al-Baqarah [2] : 284)
Sherif Ahmeti:
Të All-llahut janë ç’ka në qiell dhe ç’ka në tokë, e për atë që e keni në veten tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t’ju marrë në llogari, e Ai ia fal atij që do dhe dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo send (Al-Baqarah [2] : 284)
1 Feti Mehdiu
Të All-llahut janë gjithçka ka në qiej dhe në tokë! E shprehët ju atë çka mbani në shpirt apo e fshehët, All-llahu për atë do t’iu kërkojë llogari; kujt të dojë ai fal dhe e dënon kë të dojë. All-llahu ka mundësi për çdo send
2 Hassan Efendi Nahi
Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Edhe nëse e tregoni apo e fshihni çfarë keni në shpirtin tuaj, Allahu do t’ju kërkojë llogari për të. Kështu, Ai do të falë kë të dojë dhe do të dënojë kë të dojë. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
3 Tafsir as-Saadi
Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. - Allahu i Lartësuar na tregon në këtë ajet se gjithçka që ekziston në qiell dhe gjithçka që ekziston në tokë është e krijuar nga Ai, i Cili i furnizon dhe i administron çështjet e tyre. Allahu përkujdeset që ata të vënë në vijë çdo problem të tyre. Është Ai që i udhëzon krijesat se si t’i rregullojnë çështjet e tyre të jetës dhe ato të besimit fetar. Gjithçka është pronë e Allahut, të gjithë janë rob e krijesa të Tij, që nuk kanë asgjë në dorë për veten e tyre. Askush nuk mund t’i sigurojë vetes së vet dëm apo dobi. Ata nuk mund të japin as jetë, as vdekje e as ringjallje. Ata janë nënshtruar të gjithë ndaj dikujt tjetër, ndërkohë që Zotëruesi i tyre është Allahu. Është Ai që vepron me sundimin e Tij dhe administron çështjet e tyre. Çdo gjë në gjithësi ndodh në përputhje me urtësinë, drejtësinë dhe bamirësinë e Allahut.
E shfaqni apo e mbani të fshehtë atë që e keni në veten tuaj, Allahu do t’ju marrë në përgjegjësi. - Allahu u ka dhënë krijesave të Tij disa urdhra e disa ndalesa, dhe pastaj do t’i marrë në pyetje për veprimet dhe sjelljet e tyre, për gjithçka që ata e shfaqin apo që e mbajnë të fshehur.
Ai fal atë që do dhe e dënon atë që do. - Allahu fal atë rob që përpiqet dhe punon atë gjë që sjell faljen dhe mëshirën e Tij. Nga ana tjetër, Allahu ndëshkon atë rob që bën gjynahe, për të cilat ai nuk është i detyruar t’i bëjë, por i bën thjesht me vetëdije dhe vullnet të lirë.
Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. - Allahut nuk mund t’i shpëtojë asgjë. Çdo krijesë është e nënshtruar ndaj pushtetit, dëshirës, dijes, përcaktimit dhe shpërblimit të drejtë të Allahut. Asgjë nuk mund të dalë jashtë këtyre kornizave.