Tregoheshit arrogantë ndaj tij e me fyerje kundër tij natën bisedonit. -
Ju tërhiqeshit dhe e lëshonit veten tërësisht drejt ligësisë. Me fjalë të tjera, nëse do të punonit e të besonit Kur'anin, ju do të përparonit drejt së mirës, por duke qenë se e refuzuat atë, u tërhoqët pas ligësisë, e kështu do të bini në gradën më të ulët. Jo vetëm kaq, por: “e fyenit në bisedat tuaja të natës." Kjo u drejtohet fillimisht arabëve, të cilëve u foli ky Kur'an dhe u thotë: “Ju lavdëroheshit dikur me Shtëpinë e Shenjtë, Qaben, dhe pretendonit se ishit më të mirë se njerëzit e tjerë, sepse ishit kujdesatarë të Qabes. Por kur ju erdhi e vërteta, ju shpifët fjalë të ulta për Kur'anin në bisedimet tuaja të përbashkëta të natës. Kjo ishte rruga dhe sjellja e mohuesve në lidhje me Kur'anin. Jo vetëm që e refuzonin, por edhe flisnin me njëri-tjetrin e shpifnin kundër tij, siç thotë Zoti për ta: "Ata që nuk besojnë thonë: “Mos e dëgjoni këtë Kuran dhe, kur të lexohet, llomotitni, se ndoshta ia dilni mbanë!” [Fusilet 26]. Gjithashtu: "Vallë, prej këtyre fjalëve po habiteni dhe po qeshni, e nuk po qani?! Madje, zhyteni me thellë në shkujdesje?! Bini në sexhde për Allahun dhe adhurojeni Atë! [Nexhm 59 - 61]. Ose thotë: "Në fakt, ata thonë: “Ai e trilloi atë (Kur’anin).” Jo, kurrsesi nuk është ashtu, por ata nuk besojnë. Le ta sjellin një libër si ai, nëse është e vërtetë ajo që thonë!" [Tur 33, 34]. Duke qenë të bashkuar në të tilla poshtërsi, nuk ka dyshim se mbi ta do të zbresë ndëshkimi i Zotit. Dhe kur mbi ta të bjerë ndëshkimi, askush nuk ka për t’i ndihmuar. Nuk do të gjejnë asnjë që t’i luten për ndihmë dhe që mund t’ua ofrojë atë. Ata do të poshtërohen edhe më shumë me fjalë therëse, për shkak të veprave të tyre të këqija: