These are the verses of the clear Book. (Ash-Shu'ara [26] : 2)
Sherif Ahmeti:
Këto janë ajete të librit të (të Kur’anit) qartë (Ash-Shu'ara [26] : 2)
1 Feti Mehdiu
Ata janë ajete të Librit të qartë
2 Hassan Efendi Nahi
Këto janë vargjet e Librit të qartë.
3 Tafsir as-Saadi
Ta, Sin, Mim. Këto janë ajete të Librit (Kur’anit) të qartë. - Allahu i Lartësuar jep shenja që tregojnë madhështinë dhe vlerën e lartë të këtij libri të qartë dhe qartësues të gjithçkaje, i cili përmbledh brenda tij synimet e larta hyjnore dhe qëllimet kryesore e madhore të Sheriatit. Te çdokush që e lexon atë nuk mbetet asnjë dyshim për lajmet e sjella në këtë libër dhe asnjë pasiguri për ligjet e shkruara në të. Lajmet dhe dispozitat e tij janë shumë të qarta dhe sjellin kuptimet dhe kumtet më të bukura dhe plot vlera. Madje, gjykimet sillen të lidhura ngushtë me shkaqet dhe urtësitë pse janë ligjëruar. Profeti (a.s) i paralajmëronte njerëzit përmes këtij Kur'ani dhe i udhëzonte ata në rrugën e drejtë, sipas së cilës të adhuronin Zotin. Nga ky udhëzim përfitonin të devotshmit, që e respektonin ftesën dhe nënshtroheshin të punonin e jetonin sipas saj. Ndërsa ata që ishin shkruar si të dëshpëruar i kthenin shpinën ftesës dhe nuk denjonin as ta shihnin e kuptonin atë. Kur kjo ndodhte, Profeti (a.s)trishtohej shumë. Ai trishtohej që ata nuk besonin Allahun, sepse dëshironte të mirën dhe rregullimin për ta. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë: