Say, "Have you considered: if Allah should make for you the night continuous until the Day of Resurrection, what deity other than Allah could bring you light? Then will you not hear?" (Al-Qasas [28] : 71)
Sherif Ahmeti:
Thuaj: “Sikur All-llahu t’a bënte natën të përhershme (t’ua zgjaste) deri në ditën e kijametit, ç’mendoni, coli zot pos All-llahut do t’ju sillte juve dritë? A nuk merrni vesh” (Al-Qasas [28] : 71)
1 Feti Mehdiu
Thuaj: “A keni parë (a e dini) – sikur All-llahu ta kishte bërë natën të pambarim, deri në Ditën e gjykimit, cili Zot, përveç All-llahut, do t’ju jepte dritë? A nuk merrni vesh?”
2 Hassan Efendi Nahi
Thuaju (o Muhamed): “Pa mendoni, nëse Allahu jua bën natën të përhershme deri në Ditën e Kiametit, cili zot, përveç Tij, do t’jua sillte dritën? Vallë, a nuk dëgjoni?”
3 Tafsir as-Saadi
Thuaj: “Sikur Allahu t'jua bënte natën të përhershme deri në Ditën e Kijametit, cili zot përveç Allahut do t’ju sillte juve dritë?! - Allahu i Lartësuar u tregon njerëzve mirësitë e Tij. Ai i fton që të jenë mirënjohës dhe të përmbushin adhurimin dhe hakun e Tij. Ai u tregon se e bëri ditën të shndritshme e plot gjallëri, që ata të kërkojnë nga mirësitë e Tij dhe të shpërndahen në tokë për të kërkuar rizkun dhe jetesën e tyre. Ndërsa natën e bëri që të qetësohen në heshtje dhe prehje, që qetësohen trupat dhe shpirtrat nga lodhja gjatë ditës. Kjo është prej mirësisë dhe mëshirës së Allahut për robërit e Tij. A ka ndonjë forcën e mundësinë për të bërë diçka të tillë?
A nuk po dëgjoni?” - A nuk po i dëgjoni paralajmërimet e Allahut dhe shenjat e Tij, duke pranuar të vërtetën, e të nënshtroheni për ta zbatuar e jetuar sipas saj?