And when We decreed for him [i.e., Solomon] death, nothing indicated to them [i.e., the jinn] his death except a creature of the earth eating his staff. But when he fell, it became clear to the jinn that if they had known the unseen, they would not have remained in humiliating punishment. (Saba [34] : 14)
Sherif Ahmeti:
E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër, nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që i brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë (Saba [34] : 14)
1 Feti Mehdiu
Dhe kur zbatuam vdekjen ndaj tij, për vdekjen e tij nuk i njoftoi askush përveç “Dabbetul erdit” që hante shkopin e tij dhe kur ai u rrëzua, exhinët e kuptuan se sikur ta dinin fshehtësinë nuk do t’i ekspozoheshin dënimit të turpshëm
2 Hassan Efendi Nahi
Kur Ne ia caktuam atij vdekjen, atyre[1] nuk u dha shenjë askush për vdekjen e tij, pos krimbit të drurit[2]. Dhe, kur u rrëzua (Sulejmani), u bë e qartë se, sikur ta dinin xhindet të padukshmen, nuk do të vijonin në dënimin e poshtëruar.
[1] D.m.th. xhindeve. [2] Krimbi brejti shkopin ku Sulejmani mbështetej i vdekur.
3 Tafsir as-Saadi
Kur Ne vendosëm që ai të vdiste, askush nuk i njoftoi ata (xhindet) për vdekjen e tij, përveç një krimbi të vogël që brejti shkopin e tij. - Shejtanët vazhdonin të punonin për Sulejmanin dhe të përmbushnin çdo urdhër të tij. Ndërkohë, shejtanët i kishin mashtruar njerëzit dhe u kishin thënë se ata e dinin të fshehtën, se dinin të shihnin të ardhmen dhe çdo gjë që ndodh. Por Allahu i Madhëruar deshi që t'ua zbulonte njerëzve gënjeshtrën e shejtanëve në këtë pretendim. Kështu, shejtanët vazhduan të punonin për Sulejmanin kur Allahu vendosi që ta merrte Profetin e Tij. Sulejmani ndërroi jetë dhe qëndronte mbështetur në shkopin e tij. Sa herë kalonin pranë tij dhe e shikonin të mbështetur në shkopin e tij, shejtanët mendonin se ishte ende gjallë dhe e kishin frikë. Ata vazhduan të punonin për një vit rresht, sikurse është thënë. Kështu vazhduan, ndërsa krimbi hante ngadalë shkopin e Sulejmanit. Kur shkopi u thye, Sulejmani u rrëzua. Atëherë shejtanët u përhapën dhe u larguan nga shërbimi i Sulejmanit. Vetëm kështu e kuptuan njerëzit se shejtanët nuk e dinin të fshehtën.
Kështu, vetëm kur ai u rrëzua, e panë xhindet qartë se sikur ata (xhindet) të dinin të fshehtën, nuk do të kishin vazhduar të qëndronin nën mundimin e rëndë. - Ata kurrë nuk do të vazhdonin ta bënin atë punë të vështirë. Nëse do të dinin të fshehtën, atëherë do të dinin edhe për vdekjen e Sulejmanit, që ishin duke e pritur me padurim, që të shpëtonin nga nënshtrimi e vuajtja.