Qul inna Rabbee yabsutur rizqa limai yashaaa'u min 'ibaadihee wa yaqdiru lah; wa maaa anfaqtum min shai'in fahuwa yukhlifuhoo wa Huwa khairur raaziqeen (Sabaʾ 34:39)
Say, "Indeed, my Lord extends provision for whom He wills of His servants and restricts [it] for him. But whatever thing you spend [in His cause] – He will compensate it; and He is the best of providers." (Saba [34] : 39)
Sherif Ahmeti:
Thuaj: “S’ka dyshim se Zoti im është Ai që jep furnizim të begatshëm atij që do nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson atij, e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh (Saba [34] : 39)
1 Feti Mehdiu
Thuaj: “Zoti im furnizon nga robërit e vet kë të dojë dhe ia ngushton, çka do që ju të jepni (dhuroni) Ai atë e kompenzon. Ai është furnizuesi më i mirë”
2 Hassan Efendi Nahi
Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im i jep begati të bollshme kujt të dojë nga robërit e Tij dhe ia pakëson kujt të dojë. Ai ua zëvendëson atë që e ndani ju; Ai është Dhuruesi më i mirë.”
3 Tafsir as-Saadi
Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im është Ai që ia shton rizkun kujt të dojë nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson kujt të dojë.” - Allahu i Madhëruar e përsërit këtë fakt, duke dashur që të na nxisë për të shpenzuar për të afërmit, për fqinjin, të varfërit, jetimët etj.
“Dhe çdo gjë që jepni (për Hir të Tij), Ai do ta kompensojë. Ai është më i Miri Furnizues”. - Kurrë të mos mendoni se shpenzimi për hir të Allahut e pakëson pasurinë. Përkundrazi, Allahu ka premtuar se do t'ia zëvendësojë me diçka më të mirë atij që shpenzon për hir të Tij. Ai që ju premton t'jua zëvendësojë e shtojë pasurinë është pikërisht Ai që ia shton pasurinë atij që Ai do dhe ia pakëson atij që Ai do dhe Ai që është më i miri Furnizues. Kërkojeni pasurinë prej Tij dhe, që të bëhet e mundur shtimi i saj, bëni të gjitha ato vepra që Ai i ka bërë si shkak për të shtuar pasurinë, e për të cilat Ai ju ka urdhëruar.