Pasha Kur’anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë (Ya-Sin [36] : 2)
1 Feti Mehdiu
Pasha Kur’anin plotë urtësi
2 Hassan Efendi Nahi
Për Kuranin plot urtësi!
3 Tafsir as-Saadi
Ja, Sin! Betohem në Kur'anin plot urtësi. - Allahu i Lartësuar betohet në këtë Kur'an duke përmendur edhe një cilësi të Tij: urtësinë. Përkufizimi i urtësisë është: vendosja e çdo gjëje në vendin që i takon. Kështu janë urdhëresat dhe ndalesat e këtij Kur'ani: të drejta dhe me vend. Edhe shpërblimi me të mira dhe ndëshkimi me të këqija vendoset atje ku duhet dhe në lidhje me ata që e meritojnë. Të gjitha dispozitat ligjore dhe ato të shpërblimit dhe ndëshkimit që janë sjellë në këtë Kur'an janë në kulmin e urtësisë. Prej urtësisë madhështore të këtij Kur'ani është edhe fakti se ai jo vetëm që përmend gjykimin për diçka, por na tregon edhe urtësinë dhe qëllimet madhështore të këtyre gjykimeve. Allahu i Lartësuar na nxit, gjithashtu, që të përdorim mendjen për të medituar rreth shkaqeve, mësimeve apo mesazheve të dhënies së një gjykimi të caktuar. Po përse betohet Allahu i Lartësuar në Kur'anin të mbushur plot urtësi? Përgjigjja vjen më poshtë: