But those who believe and do righteous deeds – We will admit them to gardens beneath which rivers flow, wherein they abide forever. For them therein are purified spouses, and We will admit them to deepening shade. (An-Nisa [4] : 57)
Sherif Ahmeti:
ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t’i fusim në Xhennet nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme (An-Nisa [4] : 57)
1 Feti Mehdiu
Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do t’i shtiejmë, me siguri, në xhenet, në të cilin rrjedhin lumenj, ku do të mbesin përgjithmonë. Ata do të kenë aty gra të pastra dhe do t’i shpiejmë në hije shumë të dendura
2 Hassan Efendi Nahi
Sa për ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Ne do t’i shpiem në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë. Ata do të kenë bashkëshorte të pastra dhe Ne do t’i shpiem në hije të dendura.
3 Tafsir as-Saadi
Por ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, Ne do t’i fusim në Kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë të përjetshëm. - Për ata që besojnë Allahun dhe që bëjnë vepra të mira sipas këtij besimi të drejtë, për ata ka një tjetër premtim.
Atje do të kenë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme. - Ato janë gra të pastra nga çdo cilësi e keqe, larg çdo shëmtie dhe mangësie. Ato janë të ruajtura nga çdo papastërti që kanë zakonisht gratë e dynjasë. Besimtarët do të jenë të qetë, të lumtur dhe të përjetshëm, nën hije të këndshme.