Ata (jobesimtarët) i konsiderojnë disa krijesa (melaiket) si pjesë (vajza) të Tij. Me të vërtetë, njeriu është mohues i hapur. Mos vallë, nga ato që krijoi, Ai zgjodhi për vete vajza, kurse juve ju fali djem?!” -
Allahu i Lartësuar na tregon për fjalët e shëmtuara të idhujtarëve, të cilët shpifin se Allahu i Lartësuar ka fëmijë, ndërkohë që Ai është i Vetmi, Absoluti në zotërimin dhe pushtetin e Tij. Allahu është Ai të Cilit i drejtohen të gjitha krijesat me lutje dhe përgjërim për nevojat e tyre, është Ai i Cili nuk ka nevojë për grua dhe as për fëmijë. Askush nuk mund të jetë i përafërt apo i ngjashëm me Allahun, as në Qenien e Tij, as në cilësitë dhe madhështinë e Tij. Kjo shpifje e idhujtarëve hidhet poshtë për shumë arsye të tjera, ndër të cilat:
- Çdo gjë, veç Allahut, është krijesë, dhe të gjitha krijesat janë rob të Tij. Por robëria bie ndesh me birësinë.
- Fëmija është një pjesë prej prindit të tij, por dihet që Allahu i Lartësuar është jashtë krijesave dhe asgjë prej krijesave nuk mund të jetë pjesë e Tij. Askush nuk mund të jetë pjesë e Zotit dhe as e kundërta. Ai është shumë më i Lartësuar dhe i Madhëruar që të jetë pjesë e krijesave. Ai ndryshon nga ato në emrat dhe cilësitë e Tij të madhështisë dhe të pushtetit. Askush nuk mund t’i afrohet Allahut në ato emra dhe cilësi, e aq më pak të jetë i barabartë me Të. Atëherë, si mund të ekzistojë dikush që ka cilësitë e Zotit?!
- Ata pretendonë se melekët janë fëmijët e Zotit dhe janë femra. Ndër njerëz, vajzat janë fëmijë më pak të preferuar se djemtë. Atëherë, si mund të pretendojnë se Allahu ka mbajtur për vete pjesën më pak të preferuar dhe atyre u ka dhënë djem, që janë më tepër të preferuar?! A mos vallë, ata janë më të rëndësishëm se vetë Zoti?! I Lartësuar qoftë Allahu nga të tilla shpifje! Ata ndihen të fyer dhe të pakënaqur kur njoftohen se u ka lindur vajzë, sikurse i përshkruan i Madhërishmi: