The revelation of the Book is from Allah, the Exalted in Might, the Wise. (Al-Jathiyah [45] : 2)
Sherif Ahmeti:
Zbritja e librit është prej All-llahut, të gjithëfuqishmit, të urtit (Al-Jathiyah [45] : 2)
1 Feti Mehdiu
Shpallja e Librit është nga All-llahu, i forti e i urti
2 Hassan Efendi Nahi
Ky Libër është shpallur prej Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Urtit!
3 Tafsir as-Saadi
Ha, Mim. Zbritja e Librit është prej Allahut, të Gjithëfuqishmit, të Urtit! - Allahu i Madhëruar na tregon disa cilësi të mrekullueshme të Kur'anit, duke na urdhëruar indirekt për t’i dhënë rëndësinë, përkushtimin dhe respektin që meriton. Kur'ani është Libër i zbritur nga Allahu i Gjithëditur, i Cili është i vetmi i adhuruar me meritë. Vetëm Ai meriton të duhet me gjithë shpirt, të madhërohet dhe të lavdërohet. Emrat dhe atributet e Tij janë të mrekullueshme dhe absolute. Ai është i vetmi që i ka në dorë të gjitha mirësitë e i vetmi që i dhuron ato. Ai është i Gjithëfuqishmi dhe Atij i takon urtësia e plotë. Kur'ani është Shpallje e këtij Zoti të Madhërishëm, i Cili është i vetmi që meriton adhurimin, dashurinë dhe që t’i nënshtrohesh. Ky fakt përforcohet në ajetet më pas, ku Allahu i Madhëruar përmend shenjat që mund të dallohen në natyrë dhe në vetet tona. Ai thotë: