And those who believe and do righteous deeds and believe in what has been sent down upon Muhammad – and it is the truth from their Lord – He will remove from them their misdeeds and amend their condition. (Muhammad [47] : 2)
Sherif Ahmeti:
Ndërsa atyre që besuan, bënë vepra të mira dhe atë që iu shpall Muhammedit e besuan, e ajo është e vërtetë prej Zotit të tyre, Ai atyre ua shlyen mëkatet dhe ua përmirëson gjendjen (Muhammad [47] : 2)
1 Feti Mehdiu
Kurse atyre të cilët besuan dhe punuan punë të mira, dhe në atë që iu shpall Muhammedit besuan e ajo është e vërtetë nga Zoti i tyre, Ai ua mbulon punët e këqia të tyre dhe i përmirëson kushtet e tyre
2 Hassan Efendi Nahi
Ndërsa atyre që besojnë, kryejnë vepra të mira dhe besojnë në atë që i është shpallur Muhamedit - dhe e cila është e Vërteta prej Zotit të tyre, - Ai do t’ua fshijë gjynahet dhe do t’ua përmirësojë gjendjen.
3 Tafsir as-Saadi
Ndërsa atyre që besojnë, bëjnë vepra të mira dhe e besojnë atë që iu shpall Muhamedit, e cila është e Vërteta prej Zotit të tyre, ... - Këta janë njerëzit që i besojnë të gjitha shpalljet dhe profetët e Zotit dhe, në mënyrë të veçantë, Shpalljen që iu dha Muhamedit (a.s.). Përveç besimit të saktë dhe të sinqertë, ata bëjnë vepra të mira, duke plotësuar detyrimet ndaj Allahut dhe detyrimet ndaj krijesave. Të tillëve, Allahu i Madhëruar u dhuron mirësi të shumta. Ndër to, Ai përmend:
...do t'ua mbulojë të këqijat... - Ai ua mbulon të këqijat që bëjnë në dynja, qofshin gjynahe të vogla apo të mëdha. ‘Mbulim i gjynaheve’ do të thotë shpëtim nga ndëshkimi i dynjasë dhe i ahiretit.
...dhe do t'ua përmirësojë gjendjen. - Nëpërmjet besimit të drejtë dhe veprave që kryhen sipas këtij besimi, Allahu i Madhëruar ua rregullon gjendjen në dynja dhe në ahiret. Ai ua pastron zemrat dhe ua përmirëson më tej veprat e mira, duke ua shumëfishuar numrin këtyre të fundit dhe duke ua shtuar shpërblimin, me bujarinë e Tij. Kështu, Allahu i Madhëruar e rregullon gjendjen e tyre në të gjitha drejtimet. Po cili është shkaku i kësaj bujarie? I Madhëruari thotë: