[It will be said], "This is what you were promised – for every returner [to Allah] and keeper [of His covenant]. (Qaf [50] : 32)
Sherif Ahmeti:
Kjo është ajo që u premtohet për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë (Qaf [50] : 32)
1 Feti Mehdiu
Kjo është ajo që i është premtuar secilit që është penduar dhe është ruajtur (prej mëkatesh)
2 Hassan Efendi Nahi
(që do t’u thuhet:) “Kjo është premtuar për ju, për këdo që është penduar dhe ruajtur (nga gjynahet),
3 Tafsir as-Saadi
Ky është premtimi për çdo të penduar (nga gjynahet) që ka pëmbushur (besni-kërisht) detyrimet, ... - Kuptimi: Xheneti, që po e shihni tashmë kaq pranë, me bukuritë që i pëlqen shpirti e syri, është ai që Zoti premtoi për besimtarët që kanë patur disa cilësi. Së pari, ata janë penduar te Zoti i tyre në të gjitha kohët dhe gjendjet, duke i shprehur Atij dashurinë e madhe për Të, që kalon çdo lloj dashurie. Ata e kanë shprehur pendimin e tyre duke e kujtuar Allahun me adhurime që e kënaqnin Atë, duke iu lutur Atij, të mbushur me drojë e madhërim për Ngadhënjimtarin e Plotfuqishëm dhe me shpresë të madhe për faljen dhe shpërblimin e Bujarit të Gjithëmëshir-shëm. Ata kanë qenë gjithmonë të kuj-desshëm në ruajtjen e kufijve të Zotit. Ata i kanë plotësuar porositë e Tij me sinqeri-tet dhe në formën më të plotë të mund-shme. Këta besimtarë kanë patur edhe el hashjetu ose drojë, siç thotë i Lartësuari: