Betohem në yllin kur perëndon... - Allahu i Lartësuar betohet në yjet, të cilët zhduken nga horizonti me përfundimin e natës dhe shkrepjen e agimit. Kjo është një dukuri që e meriton që Zoti të betohet në të. Ky betim bëhet për të përforcuar faktin që Shpallja të cilën Allahu ia dha Profetit të Tij është e vërtetë dhe e saktë. Ajo është Shpallje e Zotit të gjithësisë. Këtu vihet re një paralelizëm i çuditshëm. Allahu i Lartësuar i bëri yjet zbukurues të qiellit dhe udhëzues për njerëzit në errësirë, në det apo në tokë qofshin. Po kështu, edhe Shpallja e Tij është zbukurim dhe udhëzim për njerëzit. Nëse nuk do të ekzistonte dituria e trashëguar nga profetët, njerëzimi do të ishte në errësirë të thellë, si në një natë të errët dhe pa yje.