On the Day you see the believing men and believing women, their light proceeding before them and on their right, [it will be said], "Your good tidings today are [of] gardens beneath which rivers flow, wherein you will abide eternally." That is what is the great attainment. (Al-Hadid [57] : 12)
Sherif Ahmeti:
(Përkujto) Ditën kur i sheh besimtarët dhe besimtaret që drita e tyre flakëron para tyre dhe në djathtë të tyre. (U thuhet) Myzhde e juaj sot janë Xhennetet nën të cilat rrjedhin lumenj, aty do të jeni përgjithmonë. E ajo është fitore e madhe (Al-Hadid [57] : 12)
1 Feti Mehdiu
Atë ditë kur ti shohësh besimtarët dhe besimtaret se si shpejton drita e tyre para tyre dhe nga ana e djathtë e tyre. Përgëzimi juaj sot janë xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndroni përgjithmonë. Ai është sukses i madh
2 Hassan Efendi Nahi
ditën që do të shohësh besimtarët dhe besimtaret, me dritën e tyre që shkëlqen para dhe në të djathtë të tyre (e do t’u thuhet): “Lajm i mirë sot për ju: kopshtet e Xhenetit nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë e ku do të banoni përgjithmonë. Kjo është fitorja më e madhe!”
3 Tafsir as-Saadi
Allahu i Madhëruar flet për mirësinë e madhe që do të rrethojë besimtarët Ditën e Gjykimit, mirësi për të cilën do t’i kenë zili të gjithë. Kështu, Ai thotë:
Atë Ditë do t'i shihni besimtarët dhe besimtaret tek u ndriçon drita përpara dhe në të djathtë të tyre. - Ditën e Gjykimit, Dielli dhe Hëna do të shuhen dhe robërit do të jenë në errësirë. Ura që kalon mbi Xhehenem dhe të çon në Xhenet është vendosur, por është errësirë e plotë. Ajo është e vetmja rrugë për në Xhenet. Atëherë, do të shohësh besimtarët dhe besimtaret që ndriçohen nga një dritë, nga përpara dhe nga e djathta e tyre. Ashtu, në ato çaste të vështira dhe të frikshme, ata do të ecin të ndriçuar nga drita e tyre. Secili do ta ketë fuqinë e dritës sipas besimit të vet. Në këto çaste, atyre u jepet përgëzimi më i bukur:
(Atyre do t'u thuhet:) “Përgëzim për ju sot janë kopshtet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jeni përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.” – Subhanallah! Sa i ëmbël do të jetë ky përgëzim për zemrat e tyre! Ata do përjetojnë lumturi të papërshkrueshme, sepse do të marrin lajmin që arritën çdo gjë që e kishin synuar dhe shpëtuan nga çdo e keqe së cilës i druheshin. Në këtë vend, kur shohin se si besimtarët ecin të ndriçuar nga drita e imanit të tyre, ndërsa drita e tyre shuhet, munafikët u drejtohen besimtarëve: