Alam tara annal laaha ya'lamu maa fis samaawaati wa maa fil ardi maa yakoonu min najwaa salaasatin illaa Huwa raabi'uhum wa laa khamsatin illaa huwa saadisuhum wa laaa adnaa min zaalika wa laaa aksara illaa huwa ma'ahum ayna, maa kaanoo summa yunabbi'uhum bimaa 'amiloo yawmal qiyaamah; innal laaha bikulli shai'in aleem (al-Mujādilah 58:7)
Have you not considered that Allah knows what is in the heavens and what is on the earth? There are not three in a private conversation but that He is the fourth of them, nor are there five but that He is the sixth of them – and no less than that and no more except that He is with them [in knowledge] wherever they are. Then He will inform them of what they did, on the Day of Resurrection. Indeed Allah is, of all things, Knowing. (Al-Mujadila [58] : 7)
Sherif Ahmeti:
A nuk e di ti (o dëgjues) se All-llahu di çka në qiej dhe çka në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes pak vetave dhe as në shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në ditën e kijametit i njofton ata me atë që kanë punuar. All-llahu ka përshirë çdo send në dijen e vet (Al-Mujadila [58] : 7)
1 Feti Mehdiu
A nuk e sheh se All-llahu di çka ka në qiej dhe në tokë? Nuk mund të ketë përshpëritje midis treve, e ai të mos jetë i katërti, e as në mes të pestëve e ai të mos jetë i gjashti; as më pak se kaq e as më shumë, e Ai të mos jetë me ta kudoqofshin. Pastaj, ata, në Ditën e gjykimit, i informon se çka kanë punuar. All-llahu, pa dyshim, i di të gjitha
2 Hassan Efendi Nahi
A nuk e di ti, se Allahu di çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë?! Nuk ka bisedë të fshehtë midis tre vetave, që Ai të mos jetë i katërti; as midis pesë vetave e që Ai të mos jetë i gjashti; as kur janë më pak, as kur janë më shumë, që Ai të mos jetë me ata, kudo që të ndodhen; Ai në Ditën e Kiametit do t’i njoftojë ata se çfarë kanë bërë, se, me të vërtetë, Allahu di çdo gjë!
3 Tafsir as-Saadi
Allahu është Mbikëqyrësi i gjithçkaje. A nuk e di ti se Allahu di për gjithçka që gjendet në qiej dhe për gjithçka që gjendet në Tokë?! - Allahu i Madhëruar është dëshmues dhe i ditur për çështjet e shfaqura e ato të fshehura, për të dukshmet dhe për ato që mbahen të fshehta. Dituria e Tij përfshin çdo gjë në qiej dhe në Tokë, e vogël apo e madhe. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar na tregon se:
Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave, që Ai të mos jetë i katërti e as mes pesë vetave, që Ai të mos jetë i gjashti e as mes më pak dhe as mes më shumë vetave, që Ai të mos jetë me ta, kudo që të jenë. – Kjo do të thotë që Allahu është pranë robërve me diturinë e Tij absolute, duke ditur me hollësi edhe bisedat e tyre më të fshehta. Për këtë arsye, Ai thotë më pas:
Më pas, Ditën e Kijametit, Ai do t’i njoftojë ata për çfarë kanë bërë. Allahu Di gjithçka. - Allahu është pranë tyre me diturinë e Tij gjithëpërfshirëse, prandaj edhe shpërblimi i Tij për veprat do të jetë i drejtë dhe korrekt.