And what Allah restored [of property] to His Messenger from them – you did not spur for it [in an expedition] any horses or camels, but Allah gives His messengers power over whom He wills, and Allah is over all things competent. (Al-Hashr [59] : 6)
Sherif Ahmeti:
E atë (Pasuri) që prej tyre All-llahu ia ktheu të dërguarit të vet, ju për të nuk i keni ngarë as kuajt, as devetë, por All-llahu i bën mbizotëruesit të dërguarit e vet kundër kujt të dojë, All-llahu ka fuqi mbi çdo send (Al-Hashr [59] : 6)
1 Feti Mehdiu
Kurse, atë, nga mesi i tyre, që All-llahu ia kthen Profetit të vet, po ju nuk keni luftuar kundër tij as me kuaj as me deve, por All-llahu i nxjerr fitues profetët e vet kundër kujt të dojë dhe All-llahu ka mundësi për çdo send
2 Hassan Efendi Nahi
Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të marrë) prej tyre, është prej mirësisë së Tij. Ju nuk hipët mbi kuaj e as mbi deve për ta fituar atë, por Allahu i jep pushtet të dërguarve të Vet mbi ata që Ai dëshiron. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
3 Tafsir as-Saadi
Për atë që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të fituar) prej tyre, ju nuk u hipët as kuajve e as deveve (për ta fituar)... – Për pasurinë e Benu Nadirëve, që Allahu i Madhëruar ia mundësoi Profetit të Tij, ju, o muslimanë, nuk luftuat dhe nuk u munduat për ta fituar. Ju nuk u hipët kuajve dhe as luftuat me shpatat tuaja për ta arritur atë, pasi ishte Allahu i Lartësuar Ai i Cili futi frikën në zemrat e tyre, duke e lëshuar kështu ndër këmbët e Profetit të Tij të gjithë pasurinë që ata lanë, lehtësisht dhe pa luftë.
Është Allahu Ai që i bën të dërguarit e Vet triumfues kundër kujt të dojë. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. - Allahu i Lartësuar është i Plotfuqishëm dhe asgjë nuk është e pamundur për Të. Të gjithë të tjerët, që mbahen për të fortë, janë fare të dobët dhe të përulur para Tij. “El fej’u”, në terminologjinë juridike, quhet çdo lloj pasurie e qafirëve e marrë me të drejtë dhe pa luftë. Nga ana gjuhësore, “el fej’u” do të thotë “plaçkë e kthyer”. E tillë ishte edhe pasuria që braktisën jehudët nga frika e muslimanëve. Ajo u hoq nga duart e qafirëve, të cilët nuk e meritonin, dhe iu kthye muslimanëve, të cilët ishin më të denjë për të. Ky gjykim është gjithëpërfshirës dhe i vlefshëm për të gjitha kohërat.