Say, "O my people, work according to your position; [for] indeed, I am working. And you are going to know who will have succession in the home. Indeed, the wrongdoers will not succeed." (Al-An'am [6] : 135)
Sherif Ahmeti:
Thuaj: “O populli im (kurejshit)! veproni në atë që jeni, e unë do ta vazhdoj të veproj në atë që jam, e më vonë do ta dini se kujt do t’i takojë e ardhmja e lavdishme. Është e ditur se zullumqarët nuk gjejnë shpëtim (Al-An'am [6] : 135)
1 Feti Mehdiu
Thuaj: “O populli im, veproni sipas mundësisë tuaj, edheunë po punoj; do ta merrni vesh edhe ju se kë e pret përfundimi fatlum”. Pa dyshim mosbesimtarët nuk shpëtojnë
2 Hassan Efendi Nahi
Thuaj: “O populli im, punoni në drejtimin tuaj, ndërkohë që edhe unë bëj timen. Së shpejti do ta merrni vesh se për kë do të jetë fundi i mirë. Njëmend, keqbërësit nuk do të shpëtojnë.
3 Tafsir as-Saadi
Thuaj: “O populli im! Vazhdoni në ato që jeni duke bërë, e unë do të vazhdoj në atë që jam duke bërë,...” - Vazhdoni të punoni dhe të jetoni sipas asaj që keni përzgjedhur për veten tuaj. Ndërsa unë do të punoj dhe të jetoj sipas porosive të Allahut. Unë do të ndjek të gjitha rrugët që e kënaqin Atë.
“...por më vonë do ta mësoni se kujt do t’i takojë përfundimi i mirë.” - Më vonë, të gjithë ne do ta shohim se kujt do t’i takojë përfundimi i mirë. Kjo është një ftesë e drejtë nga Profeti (a.s)për njerëzit. Ai i udhëzon ata në rrugën më të mirë, për të gjykuar drejt dhe me barazi. Ai sikur u thotë atyre: në vend që të merremi vetëm me fjalë, le të jenë veprat tona ato që flasin dhe bëjnë të meritueshëm shpërblimin ose ndëshkimin. Nëpërmjet veprave le të shpërblehet secili prej nesh. Por mos harroni se përfundimi i mirë në dynja dhe ahiret u takon të devotshmëve, të cilët jetojnë sipas porosive të Zotit. Dijeni, gjithashtu, se përjetësia në mirësitë e ahiretit u takon besimtarëve, që patën besim të saktë dhe të mbështetur në argumente të sigurta nga Zoti. Ndërsa të gjithë ata të cilët refuzuan të pranojnë dhe të jetojnë sipas shpalljeve të Zotit kanë përfundimin e keq, me ndëshkimin e merituar. I Lartësuari thotë:
Sigurisht që keqbërësit nuk kanë për të gjetur shpëtim. - Çdo zullumqar e refuzues i besimit të drejtë dhe të vërtetë, edhe nëse në këtë dynja mund të dëfrehet dhe të përjetojë çdo mirësi e kënaqësi, do ta ketë përfundimin me vuajtje dhe dëshpërim. Allahu i Madhëruar mund ta afatizojë zullumqarin, por kur i vjen ndëshkimi, ai nuk shpëton më prej tij.