E nuk thanë (kur u betuan): “Në dashtë All-llahu - inshaell -llahu!” (Al-Qalam [68] : 18)
1 Feti Mehdiu
Por nuk thanë: “Në dashtë Zoti!”
2 Hassan Efendi Nahi
e nuk patën thënë “Në dashtë Zoti”!
3 Tafsir as-Saadi
...u betuan se do ta vilnin atë herët në agim, por pa thënë: “Në dashtë Allahu!” - Të ngazëllyer, ata menduan se tashmë askush nuk do të mund t’i ndalte nga marrja e atyre të mirave, prandaj u betuan se të nesërmen do të shkonin të vilnin prodhimin aq të shumë pritur. Por ata nuk thanë: “Inshâallâh”- “Në dashtë Allahu”. Ata nuk e menduan se Allahu qëndron gjithmonë në pritë dhe se ndëshkimi i Tij do të shkonte në kopsht para tyre. Thotë i Drejti dhe i Urti: