Then will We treat the Muslims like the criminals? (Al-Qalam [68] : 35)
Sherif Ahmeti:
A do ti bëjmë krminelët të barabartë me mylimanët (Al-Qalam [68] : 35)
1 Feti Mehdiu
“A mos sillemi njëlloj me musimanët si me mëkatarët
2 Hassan Efendi Nahi
Vallë, a t’i trajtojmë ata që Na nënshtrohen njësoj me keqbërësit?!
3 Tafsir as-Saadi
A do t’i konsiderojmë keqbërësit njëlloj si muslimanët?! - Allahu i Lartësuar na kujton se urtësia e Tij absolute nuk mund t'i konsiderojë njëlloj muslimanët, që janë të dorëzuar dhe të përkushtuar ndaj të Adhuruarit të tyre të vetëm, që janë të bindur ndaj urdhrave të Tij dhe që me përgjërim kërkojnë kënaqësinë e Tij, me kriminelët, që janë të zhytur në gjynahe ndaj Allahut të Madhëruar, të përhumbur në kufër dhe në shpërfilljen e argumenteve të Tij, të egër ndaj Profetit të Tij dhe luftues kundër të dashurve të Tij. Çdokush që mendon se Allahu i Lartësuar do të gjykojë njëlloj mes tyre ka një mendim shumë të keq për Allahun e Urtë dhe të Gjithëditur. Gjykimi i tij është i kotë dhe i ulët, siç thotë i Lartësuari: