Those cities – We relate to you, [O Muhammad], some of their news. And certainly did their messengers come to them with clear proofs, but they were not to believe in that which they had denied before. Thus does Allah seal over the hearts of the disbelievers. (Al-A'raf [7] : 101)
Sherif Ahmeti:
Këto janë fshatra për të cilat po të tregojmë disa nga lajmet e tyre. Atyre iu patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente (me mrekulli), por ata nuk i besuan asaj të cilën më parë e kishin gënjyer. Ja, kështu vulos All-llahu zemrat e atyre që nuk besojnë (Al-A'raf [7] : 101)
1 Feti Mehdiu
Lidhur me ato fshatra po t’i rrëfejmë ty disa nga ato ngjarje. Atyre profetët e vet u kanë sjellë argumente të qarta, por ata nuk kanë dashur të besojnë në atë që e patën përgënjeshtruar më parë. Ashtu i ka vulosur All-llahu zemrat e mosbesimtarëve
2 Hassan Efendi Nahi
Ne të kemi treguar ty disa nga ngjarjet e atyre popujve. Të dërguarit e tyre u erdhën me prova të qarta, por sigurisht që ata nuk do të besonin diçka që edhe më parë e mohonin. Kështu ua vulos Allahu zemrat mohuesve.
3 Tafsir as-Saadi
Këto janë ato vendbanime, për të cilat Ne të kemi treguar ty disa ngjarje. - I Madhëruari i rrëfen këto ngjarje që njerëzit të nxjerrin mësime, por prej tyre përfitojnë veçse të diturit e të urtët. Qëllimi tjetër është që zullumqarët të frenohen nga të këqijat e tyre, ndërsa të devotshmit të nxjerrin mësime.
Atyre u erdhën të dërguarit me argumente të qarta,... - Atyre që mohuan profetët dhe Shpalljet e Zotit u erdhën argumente të qarta dhe ftesë për lumturinë e dynjasë dhe ahiretit. Allahu i Madhëruar i mbështeti profetët me mrekulli të shumta dhe të mëdha, që njerëzit të bindeshin se ata ishin të dërguar nga Zoti i qiejve dhe i tokës. Nëpërmjet Shpalljeve të qarta, profetët u shpjeguan popujve të vërtetën. Megjithatë, kjo nuk i ndihmoi dhe nuk i shpëtoi mohuesit nga ndëshkimi i Zotit. Argumentet dhe mrekullitë vetëm e shtonin largimin dhe kundërshtimin e tyre.
...por ata nuk donin t’i besonin asaj që më parë e kishin mohuar. - Shkak për këtë ndëshkim ishte pikërisht refuzimi i të vërtetës kur iu komunikua atyre herën e parë. Allahu i Madhëruar nuk e udhëzon një popull që nxiton ta refuzojë të vërtetën. Në suren En’am, ajeti 110, Allahu i Lartësuar thotë: “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre.”. Ndërsa në këtë ajet i Madhëruari thotë:
Kështu i vulos Allahu zemrat e atyre që nuk besojnë. - Ky është ndëshkimi i drejtë i Zotit për mohuesit e këshillave të Tij. Allahu i Madhëruar nuk u bën aspak padrejtësi, por janë ata që i bëjnë padrejtësi vetes së tyre.