And the mountains will be like wool, (Al-Ma'arij [70] : 9)
Sherif Ahmeti:
Kodrat të bëhen si leshi i lënurur (Al-Ma'arij [70] : 9)
1 Feti Mehdiu
Kurse malet të bëhen si lesh i lënuar
2 Hassan Efendi Nahi
e malet do të bëhen si lesh i shprishur,
3 Tafsir as-Saadi
...e malet të bëhen si lesh i shprishur... - Pra, malet do të shpërbëhen dhe nuk do të jenë më. Atëherë, duke qenë se tmerri i asaj dite do të jetë kaq i madh, sa do të bëjë këto krijime kaq të mëdha të shkatërrohen, si mendon se do të jetë gjendja e robit të dobët të rënduar edhe nga gjynahet dhe padrejtësitë e tij?! A nuk do të ishte e drejtë që zemra e tij të shqetësohej, të frikësohej dhe ta konsideronte atë si çështjen më të rëndësishme se çdo gjë tjetër?! Kjo është një ngjarje shumë e madhe dhe patjetër do të vijë dita kur ajo të ndodhë. Për këtë arsye, le t’i japim rëndësinë dhe vëmendjen e merituar, para se të vijë dita kur çdokush do të frikësohet aq shumë, sa nuk do të pyesë për asnjë, përveç vetes. I Madhëruari thotë: