Përkitazi me kriminelët (e u thonë) (Al-Muddaththir [74] : 41)
1 Feti Mehdiu
Për mizorët – mëkatarët
2 Hassan Efendi Nahi
për keqbërësit:
3 Tafsir as-Saadi
Përveç të djathtëve, të cilët do jenë në Xhenete ku do i bëjnë pyetje njëri-tjetrit dhe (do t'u thonë) zullumqarëve:... – Pra, këta nuk kanë mbetur të lidhur pas gjynaheve të tyre, duke kënaqur dëshirat dhe epshet vetjake, por janë të çliruar dhe gëzojnë lumturinë që të fal adhurimi dhe nënshtrimi ndaj Zotit. Në ahiret, ata do të jenë në Xhenet, ku do të bisedojnë me njëri-tjetrin rreth kriminelëve. Atje do t’u përmbushet çdo kërkesë e kënaqësi që e dëshirojnë, duke shijuar rehatinë dhe prehjen e plotë. Të kënaqur e të gëzuar do të bisedojnë me njëri-tjetrin si vëllezër. Gjatë bisedave të tyre, ata do të pyesin njëri-tjetrin për kriminelët dhe gjendjen ku ata kanë përfunduar. Gjithashtu, duke vështruar kriminelët që ndëshkohen në mesin e Xhehenemit, do t’i pyesin në e kanë parë të vërtetuar tashmë premtimin e Allahut. Pastaj do t’i pyesin: