And made [therein] a burning lamp (An-Naba [78] : 13)
Sherif Ahmeti:
Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron (An-Naba [78] : 13)
1 Feti Mehdiu
Dhe e kemi bërë një kandil flakrues
2 Hassan Efendi Nahi
dhe kemi vënë kandil (diell) të shndritshëm!
3 Tafsir as-Saadi
...dhe kemi vënë një Ndriçues që ngroh. - Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Diellin me dy cilësi të tij, pa të cilat jeta në planetin Tokë do të ishte e pamundur: ai është ‘sirâxh’ - ndriçues dhe ‘uehhâxh’ - ngrohës. Pa dritën dhe ngrohtësinë e Diellit dhe pa mijëra e mijëra kushte të tjera, jeta në Tokë do të ishte e pamundur. Mos, vallë, të gjitha këto janë mbledhur rastësisht në këtë planet?!