...që, nëpërmjet tij, të rrisim drithëra e bimë (foragjere) edhe kopshte të dendura, palë mbi palë. -
Nëpërmjet shiut, i Lartësuari u jep jetë, në mënyrë të veçantë, drithërave, si: grurit, elbit, misrit, orizit etj., që janë ushqim kryesor për njerëzit, po ashtu edhe të gjithë bimëve të tjera, që Allahu i Lartësuar i ka bërë si ushqim të domosdoshëm për kafshët. Me ujin e shiut, gjithashtu, rriten pemët, çelin frytet e tyre dhe gjelbërojnë kopshtet e pyjet. Atëherë, duke qenë se Allahu i Lartësuar ju ka falur të tilla begati e mrekulli, si është e mundur që ju e mohoni dhe nuk tregoni mirënjohje ndaj Tij? Si është e mundur që ju ta quani të gënjeshtërt lajmin e Tij rreth vërtetësisë së Ditës së Gjykimit, të cilin Ai e ka sjellë nëpërmjet profetëve të Tij?! Si është e mundur që, duke shfrytëzuar mirësitë dhe begatitë e dhuruara prej Tij, ju të bëni gjynahe apo të tregoheni arrogantë dhe mospërfillës ndaj urdhrave të Tij?!