Atje nuk do të shijojnë as freski, as ndonjë pije, përveçse ujë të valë e kalbësira, si ndëshkim të merituar. -
Kur të hyjnë në Xhehenem, ata nuk do të ndiejnë më freski për trupin, që do t’u digjet vazhdimisht, dhe as pije të freskët, që të shuajnë etjen e tyre. Për të pirë, atyre do t’u jepet ĥamîma, pra, ujë të përvëluar, nga nxehtësia e të cilit, vetëm sa t’u afrohet, digjet dhe shkrihet mishi dhe lëkura e fytyrës dhe këputen zorrët e barkut. Atyre u jepen për të pirë dhe ĝassâķâ, domethënë, qelbi dhe pisllëqet që dalin nga trupat që digjen në Xhehenem. Ajo është shumë e keqe, për sa i përket erës dhe mundimit që u jep banorëve të Zjarrit. Ky ndëshkim është plotësisht i merituar për ta, për shkak të veprave të tyre të ulëta dhe të shfrenuara në mosbindje ndaj të Madhëruarit. Allahu i Lartësuar nuk u bën padrejtësi, sepse janë vetë ata që shkatërrojnë veten dhe e zgjedhin rrugën e humbjes. Më tej, i Madhëruari tregon veprat e tyre, prej të cilave ata meritojnë ndëshkimin: