...kopshte e vreshta rrushi,... - Kopshte të mrekullueshme, plot pemë të bukura dhe bimësi të dendur. Mes frutave të mrekullueshme rrjedhin dhe gurgullojnë lumenj të kulluar. Allahu i Lartësuar e përmend në veçanti rrushin, sepse ai do të jetë i bollshëm dhe i shumëllojshëm atje, por edhe sepse ai është një nga frutat më të dashura për njerëzit.