As enjoyment [i.e., provision] for you and your grazing livestock. (An-Nazi'at [79] : 33)
Sherif Ahmeti:
Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja (An-Nazi'at [79] : 33)
1 Feti Mehdiu
Për t’u kënaqur ju edhe kafshët tuaja
2 Hassan Efendi Nahi
që t’i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja.
3 Tafsir as-Saadi
...si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja. - Të gjitha këto mirësi, Allahu i Lartësuar i krijoi dhe i lehtësoi për njerëzit dhe kafshët. E tërë kjo do të thotë që, Ai i Cili bëri gjithë këtë krijim madhështor dhe vendosi gjërat e domosdoshme për jetën në të, pa dyshim që do të ringjallë të përgjegjëshmit ligjërisht dhe do t’i marrë në llogari për veprat e tyre. Allahu i Lartësuar do të shpërblejë me drejtësi për çdo të mirë dhe të keqe që është punuar. Kush ka bërë mirë do të shpërblehet mirë, dhe kush ka bërë keq të mos fajësojë asnjë tjetër, veç vetes. Për këtë arsye, pas gjithë këtyre shenjave, i Madhëruari flet për Ditën e Ringjalljes dhe të Shpërblimit: