To your Lord is its finality. (An-Nazi'at [79] : 44)
Sherif Ahmeti:
Vetëm te Zoti yt është dijenia për të (An-Nazi'at [79] : 44)
1 Feti Mehdiu
përfundimi i tij është te Zoti yt
2 Hassan Efendi Nahi
Tek Zoti yt është fundi i (dijenisë rreth) saj.
3 Tafsir as-Saadi
Vetëm Zoti yt e ka dijen për të. - Kjo është një dije e posaçme për Allahun e Lartësuar, sikurse thotë Ai në një ajet tjetër: “Të pyesin ty rreth Orës (së Kjametit) - kur do të ndodhë? Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im. Askush, veç Tij nuk mund ta zbulojë kur do të ndodhë. Kjo barrë është shumë e rëndë për gjithçka në qiej dhe në tokë. Ajo ka për të ardhur veçse befas. Ata të pyesin ty, sikur ti të kishe zbuluar dijen rreth saj. Thuaj: “Për të di vetëm Allahu”, por shumica e njerëzve nuk e dinë.”. [El earaf 187]