Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij, duke i thënë:
O Profet! Nxiti besimtarët për të luftuar! -
Nxiti besimtarët, që të kenë vullnet e ambicie për të luftuar në rrugën e Zotit. Bëju thirrje atyre për xhihad në rrugën e Zotit dhe mësoju që kurrë të mos e braktisin atë! Përmendju dobinë dhe shpërblimin e pamatë që Allahu i Lartësuar ka rezervuar për trimat e guximshëm dhe të duruar! Kujtoju mirësitë dhe begatitë e mëdha që dhurohen në dynja dhe ahiret, nëse përpiqesh për të ngritur lart fjalën e Allahut! Kujtoju, gjithashtu, dëmet e mëdha që sjell burracakëria dhe frika prej luftës! Këto janë cilësi poshtëruese, që cenojnë fenë dhe personalitetin e njeriut. Besimtari nuk mund të jetë kurrë burracak e frikacak. Përkundrazi, cilësi të pandashme të tij janë trimëria dhe guximi. E si të jetë ndryshe, kur Allahu i Lartësuar thotë: “Mos u tregoni të dobët kur të ndiqni armikun! Nëse ju ndieni dhimbje, (dijeni se) edhe ata, sikurse ju, ndiejnë dhimbje. Por ju shpresoni nga Allahu atë çka ata nuk e shpresojnë. Allahu është i Ditur e i Urtë”.”. [Nisa 104]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë:
Nëse prej jush janë njëzet veta durimtarë (e të paepur), do të mundin dyqind; nëse janë njëqind, do të mundin një mijë jobesimtarë, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë. -
Kështu, një besimtar i vërtetë dhe i sinqertë, trim dhe i guximshëm mund të sfidojë dhjetë jobesimtarë. Kjo ndodh sepse, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: ata janë njerëz që nuk kuptojnë. Ata nuk kanë asnjë lloj njohurie rreth mirësive të mëdha që Allahu i Lartësuar ka përgatitur për luftëtarët në rrugën e Tij. Mohuesit e Zotit luftojnë në emër të kryelartësisë, arrogancës dhe sundimit të padrejtë, duke përhapur poshtërsitë dhe mosbesimin. Ndërsa besimtarët e sinqertë e kuptojnë dhe e dinë shumë mirë qëllimin e luftës kundër mohuesve, që është lartësimi i fjalës së Allahut, shfaqja, përhapja dhe triumfi i fesë së Tij, mbrojtja e Librit të Allahut dhe arritja e shpërblimeve të mëdha prej Allahut të Lartësuar. Pa dyshim, të gjitha këto nxisin tek besimtarët guximin, trimërinë, durimin dhe të qëndrueshmërinë në këtë luftë. Megjithatë, Allahu i Lartësuar dëshiroi t’ua lehtësonte besimtarëve këtë çështje, prandaj u tha: