...në duar të udhëtuesve (melekë), të ndershëm e punëmirë. -
Këto melekë, të cilësuar si kirâmin berarah, udhëtojnë mes Zotit dhe krijesave. Kirâm domethënë: të mbushur me mirësi, begati dhe bekim; ndërsa berarah do të thotë: të mirë në shpirt dhe të mirë në veprat e tyre. Allahu i Lartësuar përkujdeset për Librin e Tij duke vendosur si korrierë këta melekë të bekuar, të mirë, të fuqishëm, të bindur, që kurrë nuk lodhen nga adhurimet që i përkushtojnë Atij. Allahu i Lartësuar e ka ruajtur Librin nga ndërhyrjet e shejtanëve. Kjo na bën që ta pranojmë dhe besojmë plotësisht këtë libër, pa as më të voglën mëdyshje. Çdo gjë e përmendur në të duhet të besohet plotësisht dhe çdo dispozitë e tij duhet të trajtohet me respekt dhe kujdes të madh. Atje është udhëzimi dhe drita. Atje është shpëtimi dhe mirësia. Megjithatë, njeriu përsëri refuzon ta pranojë dhe ta besojë këtë dhuratë kaq të vyer të Zotit të tij. Për këtë arsye, i Madhëruari thotë: