And has listened [i.e., responded] to its Lord and was obligated [to do so] (Al-Inshiqaq [84] : 2)
Sherif Ahmeti:
T’i bindet urdhërit të Zotit të vet, ashtu si takoi (Al-Inshiqaq [84] : 2)
1 Feti Mehdiu
Dhe t’i nënshtrohet Zotit të vet ashtu si e ka detyrë
2 Hassan Efendi Nahi
duke dëgjuar me bindje Zotin e vet, siç e ka për detyrë;
3 Tafsir as-Saadi
Kur të çahet qielli, duke dëgjuar me bindje e nënshtrim Zotin e vet, ashtu siç e ka për detyrë, - Allahu i Lartësuar flet për disa ngjarje të mëdha, që do të ndodhin Ditën e Kijametit. Atë ditë, qielli do të çahet dhe do të ndahen shtresat e tij, duke u dalluar nga njëra-tjetra. Yjet që janë në të do të shpërndahen. Dielli dhe Hëna do të shuhen. Qielli do t’i bindet urdhrit të Zotit, duke e dëgjuar me vëmendje dhe përulje. E si mund të ndodhte ndryshe, kur dihet se qielli i është nënshtruar Zotit dhe është nën drejtimin e një meleku të madh, i cili kurrë nuk e thyen urdhrin e Zotit, por gjithmonë e çon në vend gjykimin dhe vendimin e Tij.