Për Ditën e Premtuar (të gjykimit). - Allahu betohet për Ditën e Kijametit, kur Ai ka premtuar se do të ringjallë dhe tubojë krijesat nga i pari, deri tek i fundit, nga më i largëti, deri tek më të afërmit në kohë. Ky premtim nuk ka për të ndryshuar kurrë, sepse Allahu i Madhëruar nuk e thyen premtimin e Vet.