We will call the angels of Hell. (Al-'Alaq [96] : 18)
Sherif Ahmeti:
Ne do t’i thërrasim zebanitë (Al-'Alaq [96] : 18)
1 Feti Mehdiu
E Ne do të thërrasim zebanitë
2 Hassan Efendi Nahi
Ne do t’i thërrasim Zebanijet (rojet e Xhehenemit)!
3 Tafsir as-Saadi
Pastaj ai le të thërrasë ata të vetët! Ndërsa Ne do t’i thërrasim Rojet e Xhehennemit (zebanitë)! - Le të thërrasë ai që meriton këtë ndëshkim kë të dëshirojë, prej ushtrive dhe mbështe-tësve të tij. Ndërsa Allahu do të urdhërojë zebanitë, rojet e Xhehenemit, për të ekzekutuar ndëshkimin. Atëherë keni për ta parë se kush do të fitojë dhe kush është më i fuqishëm! Kjo do të jetë gjendja e atij që lufton dhe pengon të vërtetën. Ndërsa besimtarin, atë të cilin e pengojnë dhe luftohet për shkak të së vërtetës, Allahu i Lartësuar e urdhëron që të mos ua verë veshin dhe të mos u nënshtrohet këtyre ndaluesve: