Arriving thereby in the center collectively, (Al-'Adiyat [100] : 5)
Sherif Ahmeti:
Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut) (Al-'Adiyat [100] : 5)
1 Feti Mehdiu
Dhe vërsulen së bashku në të
2 Hassan Efendi Nahi
ndërsa çajnë armikun në dysh,
3 Tafsir as-Saadi
Betohem për ata (kuaj) që vrapojnë furishëm duke dihatur (me forcë), dhe me thundrat e tyre shkrepëtijnë xixa, për ata (kuaj) që vërsulen herët në agim, duke çuar pluhurin përpjetë, dhe duke çarë përmes turmës (së armikut). - Allahu i Lartësuar betohet në kuajt, në këto krijesa të mrekullueshme dhe aq të çmuara për njerëzit, për cilësitë e veçanta që kanë. Allahu betohet edhe për gjendjet nëpër të cilat kuajt kalojnë, ndryshe nga kafshë të tjera. Kuajt vrapojnë furishëm dhe gjatë këtij vrapimi ata hingëllijnë. Kur me thundrat dhe potkonjtë e tyre të fortë shkelin nëpër gurë, ata nxjerrin xixëllima. Kuajt, me luftëtarët sipër tyre, lëshohen si shigjetë në mes të turmës së armikut. Këto momente dhe veprime janë ato në të cilat betohet Allahu i Lartësuar. Ndërsa shkaku i betimit tregohet më poshtë, kur i Lartësuari thotë: