Indeed, We have granted you, [O Muhammad], al-Kawthar. (Al-Kawthar [108] : 1)
Sherif Ahmeti:
Ne, vërtet, të dhamë ty shumë mira (Al-Kawthar [108] : 1)
1 Feti Mehdiu
Ne të dhamë ty, me të vërtetë, të mira shumë të mëdha
2 Hassan Efendi Nahi
Me të vërtetë që Ne të kemi dhënë ty shumë të mira,[1]
[1] “shumë të mira”: në tekstin origjinal thuhet “el Keuther”. Kjo fjalë, sipas disa transmetimeve, tregon një lumë në Xhenet, të cilin Allahu i Madhëruar ia ka premtuar si dhuratë Profetit Muhamed (a.s.), për ta kompensuar dhe ngushëlluar për gjithçka që ka hequr për çështjen e Tij. Komentet tradicionale thonë se ajo tregon pozitën e Profetit (a.s.) në Xhenet, ku do të vendoset në vendin më të lartë (el uesile) dhe do të kënaqet me mirësitë e dritës hyjnore.
3 Tafsir as-Saadi
Ne të dhamë ty mirësi të shumta. – Keuther-in, domethënë mirësitë e mëdha të Zotit të Lartësuar ndaj Profetit (a.s.). Mes këtyre mirësive dhe begative të pamata, është edhe një lumë në Xhenet, që quhet Keuther, të cilin Allahu i Lartësuar e ka ruajtur për Profetin (a.s.). Një prej mirësive të tij është edhe Hauđi, gjatësia dhe gjerësia e të cilit është një muaj. Uji i tij është më i bardhë se qumështi dhe më i ëmbël se mjalti. Gotat që janë vendosur pranë tij janë të shumta dhe të shndritshme si yjet në qiell. Kush pi një herë të vetme prej tij, nuk do të ketë më etje kurrë. Prej këtij Hauđi do të pinë besimtarët, të cilëve do t’ua japë vetë me dorën e tij Muhamedi (a.s.). Pasi i kujtoi Profetit të Tij (a.s.) këto mirësi të premtuara, Allahu i Lartësuar e urdhëron atë që të jetë mirënjohës për to: