Qeela yaa Noohuh bit bisalaamim minnaa wa barakaatin 'alaika wa 'alaaa umamim mimmam ma'ak; wa umamun sanumatti'uhum summa yamassuhum minaa 'azaabun aleem (Hūd 11:48)
It was said, "O Noah, disembark in security from Us and blessings upon you and upon nations [descending] from those with you. But other nations [of them] We will grant enjoyment; then there will touch them from Us a painful punishment." (Hud [11] : 48)
Sherif Ahmeti:
Iu pat thënë: “O Nuh, zbarko qofsh ishpëtuar nga ana Jonë, me begati për tu. Enjë popull (tjetër) do t’i mundësojmë përjetime, e pastaj do t’i godasë dënim i dhembshëm nga ana Jonë (Hud [11] : 48)
1 Feti Mehdiu
Iu tha: “O Nuh, shkarkohu me përshëndetjen tonë dhe me bekime për ty dhe popujt që janë me ty! Edhe popujt të cilëve do t’u mundësojmë të kënaqen, por pastaj do t’i gjejë dënim i dhembshëm”
2 Hassan Efendi Nahi
Atëherë iu tha: “O Nuh, zbrit me përshëndetje prej Nesh dhe me bekime për ty dhe pasardhësit e atyre që gjenden me ty. Disa popujve (pas teje), Ne do t’u japim kënaqësi e pastaj do t’i godasë nga Ne dënimi i dhembshëm!”
3 Tafsir as-Saadi
Erdhi fjala: “O Nuh! Zbarko me paqe nga Ne, me bekime të shumta për ty dhe për popujt që janë me ty (në anije).” - Për “çdo popull”, domethënë për njerëzit dhe çiftet e kafshëve që kishin hipur në anije, Allahu dhuroi begati të madhe, aq sa mbushën tokën në çdo skaj të saj.
“Por do të ketë popuj që do t’u japim kënaqësi (për njëfarë kohe), por pastaj do t’i godasim me një ndëshkim të dhembshëm”. - Kuptimi: Do të ketë popuj që Allahu do t'u mundësojë një jetë të begatshme në këtë botë. Por fakti që Allahu i Madhëruar i shpëtoi nga përmbytja, nuk e pengon Atë që pas kësaj, këdo që mohon dhe tregohet i pabindur, ta ndëshkojë. Ai do t’i furnizojë sa ta kenë të caktuar, por ata gjithsesi do të merren në llogari për veprat e tyre. Pasi i tregoi me hollësi Profetit të Tij këtë histori të gjatë, të cilën mund ta dinin veçse ata që Ai i zgjodhi për profetë, Allahu i Madhëruar thotë: