Unquestionably, they [i.e., the disbelievers] turn away their breasts to hide themselves from him. Unquestionably, [even] when they cover themselves in their clothing, He [i.e., Allah] knows what they conceal and what they declare. Indeed, He is Knowing of that within the breasts. (Hud [11] : 5)
Sherif Ahmeti:
Ja, ata mbështjellojnë (armiqësinë në) gjoksat e tyre që ta fshehin nga Ai, po ta dini se edhe kur mbulohen me petkat e tyre, Ai e di se çka fshehin dhe çka shfaqin. S’ka dyshim se Ai e di shumë mirë çka mbajnë zemrat (qëllimet) e tyre (Hud [11] : 5)
1 Feti Mehdiu
Ata përpiqen të fshihen nga Ai, apo jo?! Edhe kur mbështillen në petkun e vet, Ai e di atë çka fshehin dhe atë çka shfaqin, apo jo? Ai, njëmend, i di mirë mendimet e gjithkujt
2 Hassan Efendi Nahi
Ah! Në të vërtetë, ata mbulojnë kraharorin e tyre, që të fshihen nga Ai. Por edhe sikur të mbulohen me petkat e tyre, Ai e di se çfarë fshehin ata dhe çfarë shfaqin. Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm se ç’ka në zemra (të çdokujt).
3 Tafsir as-Saadi
Shih si përpiqen ta mbulojnë çfarë mbajnë në kraharor, si për t’u fshehur nga Ai! - Allahu i Lartësuar na tregon rreth injorancës dhe humbjes së idhujtarëve. Ata pandehin se mund t’i ruhen shikimit të Allahut dhe dijes së Tij absolute duke fshehur në gjoks ligësitë e tyre. Por i Madhëruari, duke i diskredituar, u thotë:
Le ta dinë se edhe kur mbulohen me rroba, Ai e di se çfarë fshehin dhe çfarë shfaqin. - Edhe kur ata mbulohen me rroba, i Madhëruari e di mirë gjendjen e tyre. Asgjë nuk mund t’i fshihet vështrimit dhe mbikëqyrjes së Tij. Allahu i sheh qartë dhe i di hollësisht çfarë mbani fshehur në vete dhe çfarë shfaqni haptas. Ai i di veprat dhe fjalët që i kryeni fshehtas dhe ato që i bëni haptas. Ky është Zoti juaj, i Cili thotë:
Sepse Ai e di mirë çfarë fshihet në gjoks. - Ai është i Gjithëditur për qëllimet që keni në zemër, për vesveset e shumta e për çdo shkëndijë mendimi, që nuk e keni folur me asnjë. Atëherë, ç’pandehni, o të mjerë, se mund t’i fshiheni diturisë dhe shikimit të Zotit me këto veprime qesharake dhe fatkeqe?! Ky ishte një kuptim i ajetit. Por fraza: “jethnûne ŝudûrahum” mund të ketë edhe kuptimin që: ata shmangen nga i Dërguari, që të mos e dëgjojnë ftesën dhe këshillat e tij për rrugën e drejtë. A ka devijim më të qartë sesa ky?! Pastaj i Madhëruari u kujton atyre diturinë e Tij gjithëpërfshirëse, duke i kërcënuar se do t’i ndëshkojë për kundërshtimin, që kurrsesi nuk mund t'i fshihet shikimit dhe diturisë së Tij absolute.