And from the evil of an envier when he envies." (Al-Falaq [113] : 5)
Sherif Ahmeti:
Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron (Al-Falaq [113] : 5)
1 Feti Mehdiu
Edhe prej së keqes së egoistit, kur egoizmi e kaplon”
2 Hassan Efendi Nahi
dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.”[1]
[1] Syri i keq që vjen si pasojë e smirës, është, sigurisht, një nga format me ndikim më të fortë negativ që mund të gjenden. Nuk mund të mohohet se, ky është një instrument të cilin e përdor shejtani për të realizuar ndikime të ndryshme dhe të rënda te njerëzit: tek ata që e pësojnë, pa i kuptuar dhe pa i njohur shkaqet e “shqetësimit” të tyre; tek ata që përpiqen ta shërojnë “syrin” me praktika të tjera magjike dhe tek ata që e shkaktojnë, duke u bërë kështu bashkëpunëtorë objektivë ose subjektivë të intrigave djallëzore kundër njerëzimit. Për t’u ruajtur nga shejtani, shërben lutja “E‘ûdhu bil-lâhi min-esh shejtân-irr raxhîm” (Strehohem tek Allahu kundër shejtanit të mallkuar), por është mirë të kujtohet edhe vargu 99 i sures 16 “në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre”.
3 Tafsir as-Saadi
“...dhe prej dëmit të smirëkeqit, kur ai zileps.” - El Hâsidu është smirëziu apo ziliqari, ai i cili dëshiron që tjetrit t’i largohen mirësitë. Ai përpiqet që ta privojë tjetrin nga mirësitë me ç’të mundë dhe me çdo mënyrë. Kështu pra, edhe kjo është një e keqe, prej së cilës mund të ruhesh dhe t’i shpëtosh veçse duke kërkuar strehim tek Allahu i Lartësuar, Zoti dhe Krijuesi i gjithçkaje. Vetëm me ndihmën Allahut mund t’i mposhtim kurthet dhe dëshirat dashakeqe të këtyre smirëzinjve të mjerë. Në të njëjtën mënyrë, duhet trajtuar me kujdes edhe e keqja që vjen nga syri i keq, sepse mësyshi shkaktohet zakonisht prej dikujt që është i ngarkuar me smirë dhe urrejtje për tjetrin. Kjo sure përmban porosi të mrekullueshme për t’u ruajtur dhe për t’i shpëtuar sherrit të çdo krijese në përgjithësi, edhe të atyre që janë përmendur në mënyrë të veçantë. Gjithashtu, kjo tregon se magjia është diçka reale, e cila dëmton me të vërtetë. Ajo është një e keqe, që, për t’i shpëtuar, duhet të kërkosh ndihmë dhe strehim vetëm tek Allahu i Lartësuar.