Who whispers [evil] into the breasts of mankind - (An-Nas [114] : 5)
Sherif Ahmeti:
I cili hedh dyshime në zemrat e njerëzve (An-Nas [114] : 5)
1 Feti Mehdiu
I cili fut huti në zemrat e njerëzve
2 Hassan Efendi Nahi
e që hedh dyshime në gjokset e njerëzve,
3 Tafsir as-Saadi
“...Prej së keqes së nxitësit të ligësisë, që rri në pritë (i fshehur), I cili i trazon zemrat e njerëzve...” - Prej sherrit të Shejtanit janë dhe vesveset që ai fut në zemrat dhe shpirtrat e njerëzve. Ai ua hijeshon dhe zbukuron atyre të keqen. Ai i nxit tek ata dëshirën për ta vepruar të keqen dhe i bën entuziastë për këtë. Po ashtu, ai ua shëmton të mirën njerëzve dhe i rëndon ata, duke ua vështirësuar kryerjen e të mirave. Shejtani i mallkuar ua paraqet të mirën jo me pamjen e saj të vërtetë, por me një formë të shëmtuar, të lodhshme dhe të keqe. Kjo është puna e tij e vazhdueshme me njerëzit. I Mallkuari vazhdimisht fut vesvese dhe pastaj fshihet, tërhiqet e struket, sa herë që robi kujton Zotin e tij dhe mbështetet tek Ai për arritjen e çdo të mire dhe largimin nga çdo e keqe. Prandaj, në këtë ajet, thuhet që i Mallkuari është ai “që fshihet”. Sa herë që robi kujton Zotin e tij dhe mbështetet plotësisht tek Ai, për t’u ruajtur nga sherri i vesveseve dhe nga dëmi i Shejtanit, ky i mallkuar struket i pafuqishëm dhe i poshtëruar. Vesveset vijnë prej xhindëve, por vijnë edhe prej njerëzve, prandaj i Lartësuari thotë më tej: